Në Fshatin Olimpik në Saint-Denis, të premten ka vdekur trajneri i ekipit të boksit të Samoas, Lionel Elika Fatupaito, shkruan “Blick” të shtunën.
Trajneri 60-vjeçar ka vdekur nga arresti kardiak.
Gazeta zvicerane ka shkruar se trajneri ka qenë në dhomë bashkë me një sportist kur u rrëzua në tokë rreth orës 10:20 në mëngjes.
Atij iu dha ndihma mjekësore por nuk ia doli.
“I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, shoqërisë dhe kolegëve të Lionel Elika Fatupaito. Dedikimi dhe pasioni i Lionelit për këtë sport ka lënë gjurmë në komunitetin e boksit. Ai do t’i inspirojë gjeneratat e ardhshme. Mendimet dhe lutjet tona janë me Ekipin Samoa dhe të gjithë të prekurit për humbjen e tij”, ka shkruar Federata Botërore e Boksit Amator (IBA).