Seanca stërvitore e garës së notit në triatlon është anuluar për të dytën ditë radhazi, për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së ujit në lumin Sena shkaku i të reshurave të shiut në Paris. Për arsye të njëjtë seanca stërvitore e garës së notit në triatlon u anulua edhe të dielën.
“Duke pasur parasysh motin në 36 orët e ardhshme, jemi të bindur se cilësia e ujit do të kthehet në normalitet përpara fillimit të garave të triatlonit më 30 korrik”, kanë njoftuar organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit të hënën.
Franca muaj më parë investoi 1.4 miliardë euro për pastrimin e lumit Sena para Lojërave Olimpike, por reshjet e shiut së fundmi kanë bërë që niveli i ndotjes së ujit të rritet sërish.