Paris 2024

Vaast i Francës dhe Marks e SHBA-së fitojnë të artat olimpike në surfim

Gara e surfimit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”

Ka përfunduar gara e surfimit në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. 

Gara e surfimit është zhvilluar në Tahiti, në Polinezinë Franceze në Paqësorin jugor. 

U vendos që gara të mbahet në këtë territor francez për shkak të dallgëve masive dhe të përshtatshme për surfim. 

Tahiti është 15 mijë kilometra larg Parisit. 

Të artën te garuesit e fitoi Kauli Vaast, që prezantoi Francën. 

Jack Robinson i Australisë fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Gabriel Medina i Brazilit të Bronztën. 

Te garueset, e arta olimpike i takoi Caroline Marks të SHBA-së. 

Tatiana Weston-Web e Brazilit fitoi të argjendtën, ndërsa Johanne Defay e Francës të bronztën. 

Vaast është ngë Polinezia Franceze. Pra fitoi në shtëpi. 

“Nuk e kam kuptuar, por unë kam shkruar histori. Nuk mund të jem më krenar se sa ta prezantoj Tahitin dhe Francën në shtëpi”, ka thënë Vaast.