Turqia për herë të parë e ka siguruar gjysmëfinalen në turneun e volejbollit në Lojëra Olimpike.
Të martën në Paris, volejbollistet e Turqisë e mposhtën Kinën me rezultatin 3:2 në sete.
Kina e filloi më mirë ndeshjen duke e fituar setin e parë me rezultatin 25:23.
Setin e dytë dhe të tretë i fitoi Turqia me rezultatin 25:21 e 26:24.
Setin e katërt e fitoi Kina me rezultatin 25:21. Turqia triumfin e arriti përmes setit të fundit duke e fituar me rezultatin 15:12.
Turqia në çerekfinale u kualifikua nga pozita e dytë në Grupin C. Fazën grupore e mbylli me dy fitore dhe një disfatë. Fitoi ndaj Holandës dhe Republikës Dominikane. Ndërsa u mposht nga Italia.