Paris 2024

Tjetër medalje olimpike për Shqipërinë, Dudaev i bronztë

Islam Dudaev me medaljen e bronzte olimpike nga "Paris 2024"

Shqipëria ka fituar medaljen e dytë të bronztë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. 

Mundësi çeçen që përfaqëson Shqipërinë, Islam Dudaev, e mposhti të dielën në luftë për medalje të bronztë Iszmail Muszukajev që e përfaqëson Hungarinë. 

Dudaev triumfoi 13:12 në luftën për të bronztën në kategorinë deri 65 kilogramë në stil të lirë.

Të shtunën Chermen Valiev fitoi të bronztën në mundje në kategorinë deri 74 kilogramë. 

Për Shqipërinë janë dy medaljet e para olimpike ndonjëherë. 

“JA EDHE MEDALJA E DYTË OLIMPIKE NË HISTORINË TONË. Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Facebook.