Paris 2024

Superfuqia e basketbollit vazhdon me fitore në Olimpiadë

SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbyllur fazën grupore të Lojërave Olimpike “Parisi 2024” me tri fitore nga po aq ndeshje. Të shtunën mbrëma, SHBA-ja mposhti 104:83 Puerto Rikon për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Në këto Lojëra, SHBA-ja po merr pjesë me basketbollistët më të mirë të NBA.

Në fitoren ndaj Puerto Rikos u dallua Anthony Edwards i cili pati 26 pikë. Joel Embiid kontribuoi me 15 sosh.

SHBA-ja është favorite absolute për ta fituar të artën.