Paris 2024

Stafeta e Holandës shokon atë të SHBA-së

Atletja holandeze Femke Bol pasi kaloi vijën e finishit

Atletja holandeze Femke Bol pasi kaloi vijën e finishit

Falë një finishi të mahnitshëm, Holanda e ka fituar të artën në stafetën 4x400 metra miks.

Të shtunën mbrëma në Stade de France, para 80 mijë shikuesve dhe në atmosferë madhështore, Holanda fitoi të artën me kohë prej 3:07.43 minuta.

Stafeta e SHBA-së, ndonëse udhëhoqi gjithë kohën, në fund mbeti e dyta me kohë 3:07.74 minuta. Medaljen e bronztë e fitoi Britania e Madhe.

Stafeta miks përbëhet nga dy atletë e dy atlete.

Femke Bol udhëhoqi Holandën drejt të artës. SHBA-ja një natë më parë vendosi rekord botëror, por në finale u befasua nga holandezët.

Garat po zhvillohen nën reshje shiu dhe kjo po e bën më të vështirë për atletët.