Paris 2024

Sportistët bëhen pjesë e spektaklit në “Stade de France”

parisi

Sportistët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” janë bërë pjesë e spektaklit në “Stade de France”. 

Skena është e vendosur në një farë mënyrë duke përfaqësuar hartën e botës: pesë kontinentet dhe oqeanet e saj.


Ceremonia e ndarjes së medaljeve për fitueset e maratonës

Protokolli tradicional i ceremonisë mbyllëse të Lojërave Olimpike përmban ndarjen e medaljeve për fitueset e maratonës “Parisi 2024”. 

Sifan fitoi medaljen e artë. Hassan, që është e lindur në Etiopi dhe garon për Holandën, arriti rekord olimpik me 2 orë, 22 minuta e 55 sekonda. Maratona është prej garave kryesore në programin olimpik. Është vrapim në 42 kilometra e 195 metra.

Assefa e Etiopisë fitoi medaljen e argjendtë, duke mbetur tre sekonda prapa. Hellen Obiri e Kenisë e fitoi medaljen e bronztë.


Spektakolare: 70 mijë shikues fillojnë të këndojnë

Ndërsa sportistët e fundit janë duke hyrë në stadium, rreth 70 mijë shikues kanë filluar të këndojnë.

Kënga e parë është kënduar Joe Dassin këngën e tij “Les Champs-Elyses, ndërsa aktualisht Fala është duke kënduar “Freed From Desire”. Queen do ta këndoj “We Are the Champions”.


Festa e sportistëve të Kosovës dhe vendeve tjera në “Stade de France”

Festë të madhe janë duke bërë sportistët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Me flamujt e shteteve të tyre në dorë, sportistët vallëzojnë dhe bëjnë fotografi si kujtim nga pjesëmarrja në ceremoninë mbyllëse të Lojërave të Parisit. Edhe të Kosovës janë pjesë e ceremonisë mbyllëse “Parisi 2024”. 

Kosova në Paris fitoi dy medalje, të argjendtën nga Distria Krasniqi dhe të bronztën nga Laura Fazliu.


Bartësit e flamujve dalin në fushë, janë edhe të Kosovës

Bartësit e flamujve të shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike “Parisi 2024” kanë dalë në stadiumin Stade de France ku është duke u mbajtur ceremonia mbyllëse. 

Bartës të flamurit për Kosovën janë notari Adell Shaboviq dhe atletja, Gresa Bakraçi.


Nis ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike “Paris 2024”

Pas 16 ditësh gara për medalje në Paris ka nisur ceremonia mbyllëse e Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Ceremonia mbyllëse organizohet në Stade de France në praninë e rreth 70 mijë shikuesve. Pjesë e Lojërave Olimpike ishte edhe Kosova. 

I mbylli me sukses, duke fituar dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë. Dy të bronzta i fitoi edhe Shqipëria.