Paris 2024

Spanja mposht Japoninë, kalon në gjysmëfinale

Fermin Lopez

Fermin Lopez

Spanja është gjysmëfinalistja e radhës në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, në turneun olimpik të futbollit.

Të premten mbrëma, Spanja shënoi fitore me rezultatin 3:0 ndaj Japonisë në ndeshjen që u zhvillua në Lyon të Francës. Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, i realizoi dy golat e parë për Spanjën, në minutën e 11-të dhe 73-të.

13-të minuta më pas, sulmuesi i Gironas, Abel Ruiz, shënoi për 3:0. Japonisë iu anulua një gol në minutën e 40-të për shkak se sulmuesi Mao Hosoya ishte në pozitë jashtë loje. Përfaqësuesja e Spanjës pas triumfit në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”, është duke synuar që ta fitojë medaljen e artë olimpike në Olimpiadën e Parisit.

Spanja në gjysmëfinale do të luajë kundër Marokut më 5 gusht.