Paris 2024

Spanja e fiton ndeshjen e parë

Spanja në Olimpiadën e Parisit

Përfaqësuesja e Spanjës e ka shënuar fitoren e parë në Olimpiadën e Parisit. 

Turneu i futbollit në “Parisi 2024” nisi të mërkurën, ndërsa Spanja fitoi ndaj Uzbekistanit 2:1, në kuadër të Grupit C. 

Ndeshja u zhvillua në “Parkun e Princave” në Paris. Marc Pubill në minutën e 29-të shënoi për spanjollët, kurse Eldor Shomurodov i Romës, i barazoi shifrat në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë.

Sergio Gomez, i cili humbi penalltinë në minutën e 59-të, e realizoi golin e fitores tre minuta më pas.

Spanja synon medaljen e dytë të artë brenda pak kohe, pasi triumfoi në Kampionatin Evropian. 

Alex Baena dhe Fermin Lopez ishin pjesë e Spanjës që triumfoi në Gjermani, ndërsa tani synojnë të artën edhe në Paris. 

Pjesë e Spanjës është edhe talenti i Barcelonës, Pau Cubarsi, 17-vjeçari i mbrojtjes që mungoi në “Euro 2024”.