Paris 2024

Sinkronizim i mahnitshëm i zhytësve kineze për ta fituar të artën olimpike

Chen Yuxi dhe Quan Hongchan

Chen Yuxi dhe Quan Hongchan

Chen Yuxi dhe Quan Hongchan janë fituese të medaljes së artë olimpike në “zhytjen e sinkronizuar” te gratë nga lartësia 10 metra në “Parisi 2024” të mërkurën.

Zhytëset kineze kishin fituar në tre kampionate botërore, ndërsa në finalen e Olimpiadës dominuan dhe kryesuan me 359.19 pikë.

“Ndiej se performanca jonë është në rregull”, ka thënë 17-vjeçarja Quan, e cila veçse është bërë sensacion me zhytjet pothuajse perfekte. Chen është 18-vjeçare.

Kim Mi Rae dhe Jo Jin-mi nga Koreja e Veriut, të cilët fituan medaljen e argjendtë në Botërorin e këtij viti, përfunduan në vendin e dytë me 315.90 pikë. Andrea Spendolini-Sirieix dhe Lois Toulson nga Britania fituan medaljen e bronztë me 304.38 pikë.

Kina deri tash është e para me medalje ari në "Parisi 2024". Ka fituar 11.

VIDEO: