Presidenti i Komitetit Olimpik të Kanadasë, David Shoemaker, ka thënë se selektorja e përfaqësueses së futbollisteve të Kanadasë, Bev Priestman, ishte në dijeni të përdorimit të dronëve që ka shkaktuar skandal në Lojërat Olimpike të Parisit.
Të enjten, Shoemaker e shkarkoi Priestmanin nga pozita e selektores së Kanadasë pas ankesës nga Zelanda e Re për dronin e lëshuar mbi fushën ku ushtronin lojtaret e Zelandës së Re. Droni është përdorur për të marrë informata për vendosjen taktike të kundërshtareve.
Asistenti Andy Spence do të jetë trajner i Kanadasë për pjesën e mbetur të Lojërave Olimpike.
“Priestman duhej të pezullohej bazuar në grumbullimin e fakteve. Unë kam parë disa nga informacionet që zelandezët kishin. Edhe ne mblodhëm vetë disa informacione shtesë. Ajo me shumë gjasë kishte qenë në dijeni të asaj çfarë ka ndodhur”, u shpreh Shoemaker të premten në konferencë për shtyp.