Paris 2024

Shiu shtyn garat e skejtbordit në rrugë

s

Garat e skejtbordit rrugor në konkurrencën e meshkujve, janë shtyrë për shkak të shiut të dendur në kryeqendrën franceze, në Paris.

Në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike të premten në Paris ka pasur të reshura të mëdha të shiut, të cilat vazhduan edhe të shtunën në mëngjes.

Organizatorët kanë thënë se garat në këtë sport do të mbahen të hënën.

“Për shkak të kushteve atmosferike gjatë natës dhe pas takimit në mëngjes me të gjithë organizatorët, është marrë vendimi për ta shtyrë garën për të hënën”, thuhet në njoftimin e organizatës botërore të skejtbordit (World Skate).