Nata e parë e garave olimpike të atletikës në “Stade de France” solli rekordin e parë botëror.
Është SHBA-ja që vendosi rekord botëror në vrapimin stafetë 4x400 metra miks, të premten.
Në këtë disiplinë garojnë dy atletë e dy atlete.
Ekipi i SHBA-së është përbërë nga Vernon Norwood, Shamier Little, Bryce Deadmon dhe Kaylyn Brown. Koha e tyre ishte 3:07.41 minuta.
Është kjo një disiplinë e re, por që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.
Rekordi u arrit në fazën kualifikuese.