Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar dominimin olimpik në stafetën 4x400 metra të shtunën tek atletët.
Megjithatë, fitorja dhe medalja e artë olimpike u arrit me shumë mund, dhe u vendos nga Rai Benjamin që e la prapa Letsile Tebogon e Botsuanas.
Atletët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e mbyllën garën me rekord olimpik prej 2 minutave, 54 sekondave e 43 të qindtave.
Botsuana e mori të argjendtën me rekordin afrikan prej 2 minutave, 54 sekondave e 53 të qindtave.
Kohën prej 2 minutave, 55 sekondave e 83 të qindtave e pati Britania e Madhe që e fitoi medaljen e bronztë dhe vendosi rekord evropian.