Paris 2024

SHBA-ja eviton humbjen shokuese nga Sudani Jugor

LeBron James

Foto: Associated Press

Yjet e basketbollit të SHBA-së kanë arritur të rikthehen nga disavantazhi prej 16 pikëve dhe ta evitojnë një prej befasive më të mëdha në histori. 

SHBA-ja të shtunën mbrëma në Londër triumfoi 101:100 ndaj Sudanit Jugor në përballjen përgatitore para Lojërave Olimpike. 
Sudani Jugor ishte duke kryesuar 58:42 në çerek të dytë dhe ishte 14 pikë në epërsi pas pjesës së parë. 

Por, SHBA-ja u fut në një seri 16:0 në fund të çerekut të tretë dhe arriti të rikthehej në epërsi. Sudani Jugor luftoi deri në fund dhe ishte një pikë në avantazh 20 sekonda para fundit të takimit. Por, LeBron

James realizoi dy pikët e fitores në fund të takimit për SHBA-në. 

James e mbylli ndeshjen me 23 pikë, ndërsa te Sudani Jugor më efikasi ishte Marial Shayok me 25 pikë. 

“Ishte më mirë se një fitore e thellë, më pëlqen kur ne testohemi vërtetë”, ka thënë James, që me SHBA-në ka fituar dy medalje të arta olimpike. 

SHBA-ja e Sudani Jugor do të përballen mes  vete në Grupin C të Lojërave Olimpike në Paris. Ndeshja mes tyre do të zhvillohet më 31 korrik. 

“Ndeshja ishte shumë e rëndësishme për ne, pasi ndjehemi se nuk mund të mposhtemi dhe ata na treguan se jemi të mposhtshëm. Duhet të jemi të gatshëm të luajmë”, ka thënë fundori i SHBA-së, Anthony Edwards, raporton BBC.