Paris 2024

SHBA-ja e artë edhe tek atletet në garën e stafetës

SHBA

Atletet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i janë afruar shumë rekordit botëror në garën e stafetës 4x400 metra.

Atë nuk e arritën, por janë stolisur me medalje të artë të shtunën në Paris.

SHBA-ja, megjithatë, vendosi rekord të ri kontinental, me kohën 3 minuta, 15 sekonda e 27 të qindtat.

Atletet e Holandës e fituan medaljen e argjendtë me rekord shtetëror, prej 3:19.50.

Ndërkohë, Britania e Madhe e fitoi të bronztën, po ashtu me rekord shtetëror.

Britaniket e mbyllën garën për 3 minuta, 19 sekonda e 72 të qindtat.