Paris 2024

Samukonga shkroi historinë për Zambinë

Muzala Samukonga

Muzala Samukonga

Muzala Samukonga të mërkurën mbrëma shkroi historinë duke e fituar medaljen e bronztë olimpike në garën e vrapimit 400 metra në “Parisi 2024”, ka shkruar të enjten “BBC”.

Medalja e tij është vlerësuar historike pasi e fitoi medaljen e parë olimpike për Zambinë, pas 28 vjetësh pritjeje.

Ai përfundoi prapa Quincy Hallit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Matthew Hudson-Smith të Britanisë së Madhe.

Vendosi rekord të ri nacional pasi e përfundoi garën për 43.74 sekonda.

Samukonga ka pasur telashe me lëndime në dy sezonet e fundit.

Zambia ka fituar medalje edhe me Samuel Mateten, që e fitoi të argjendtën në garën e vrapimit 400 metra me pengesa në “Atlanta 1996”. Medalje të bronztë ka fituar edhe boksieri Keith Mwila në “Los Angeles 1984”.