Duket pak e besueshme, por në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, që nisin të premten, tashmë është evidentuar rastin i parë me koronavirus.
Pandemia e koronavirusit ishte tema kryesore tri vjet më parë në Tokio.
Por nuk është temë për Paris.
Megjithatë një rast pozitiv është evidentuar. Rezultat pozitiv në testin për koronavirus ka pranuar një vaterpolist nga Australia. Këtë e ka bërë të ditur shefja e misionit të Australisë, Anna Meares. Lojtari është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit, por është në gjendje të mirë dhe vazhdon me stërvitje.
Në kampin e Australisë kanë thënë se koronavirusin po e trajtojnë si çdo virus tjetër.