Paris 2024

Polonia siguron gjysmëfinalen në volejboll

Volejboll Polonia - Paris 2024

Foto: Associated Press

Pas 44 vjetësh, Polonia është kthyer në gjysmëfinale të turneut të volejbollit në Lojërat Olimpike. 
Në çerekfinale, volejbollistët e Polonisë e kanë mposhtur Slloveninë me rezultatin 3:1 në sete, të hënën. Polonia ishte dominuese në ndeshje, duke i fituar tri sete. Setin e parë e fitoi me rezultatin 25:20. Seti i dytë u fitua nga Sllovenia me rezultatin 26:24. Seti i tretë dhe i katër u mbyllën me rezultatin 25:19 dhe 25:20 në të mirë të Polonisë. Polonia ishe eliminuar në çerekfinale në pesë edicionet e fundit të Olimpiadës. Për Poloninë është gjysmëfinalja e tretë në Lojërat Olimpike. 

Paraqitjen e fundit e bëri në vitin 1980 në Moskë. Gjysmëfinalet do të zhvillohen të mërkurën.