Paris 2024

Peaty: Sportistët po gjejnë krimba në ushqim në fshat

Adam Peaty

Notari nga Britania e Madhe, Adam Peaty, ka thënë se sportistët që janë duke garuar në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, kanë gjetur krimba në ushqimin e tyre në fshatin olimpik. 

Fituesi i gjashtë medaljeve olimpike, Peaty, është ankuar edhe për sasinë e paktë dhe cilësinë e ushqimit të ofruar në fshatin olimpik. 

“Në Tokio ushqimi ishte i jashtëzakonshëm, në Rio ishte i jashtëzakonshëm. Por këtë herë nuk kishte opsione të mjaftueshme për proteina. Kishte radhë të gjata, pritje 30 minuta për ushqim sepse nuk ka sistem të radhës. Unë dua të ha mish, më duhet mish për të garuar dhe e ha edhe në shtëpi. Më pëlqen peshku dhe njerëzit po gjejnë krimba në peshq. Thjesht nuk është mjaft mirë. Unë thjesht dua që njerëzit të përmirësohen në rolet dhe punët e tyre”, u shpreh Peaty, shkruan “Daily Mail”.