Paris 2024

Pas Evropianit, Spanja e fiton edhe titullin olimpik

Spanja

Pas triumfit në Kampionatin Evropian në Gjermani muajin e kaluar, Spanja e ka fituar edhe medaljen e artë në turneun olimpik të futbollit në Francë.

Spanjollët të premten fituan përballë nikoqires, Francës, pas kohës shtesë 5:3, pasi koha e rregullt u mbyll 3:3.

Për Spanjën është e arta e parë olimpike për futbollistë, që prej “Barcelona 1992”.

Enzo Millot në minutën e 11-të shënoi për Francën për 1:0.

Më pas, Fermin Lopez në minutën e 18-të dhe të 25-të shënuan për 2:1 në të mirë të Spanjës, kurse Alex Baena realizoi për 3:1 tre minuta më pas.

Ndeshja në vazhdime shkoi falë golave nga Maghnes Akliouche në minutën e 79-të dhe Jean-Philippe Mateta në minutën e 93-të.

Në vazhdime, dy golat për Spanjën i shënoi Sergio Camello, në minutën e 100-të dhe të 121-të.

Është thyer edhe rekordi me më së shumti gola në një turne të futbollit olimpik.

Në vitin 1912 u shënuan gjashtë gola, kur Britania e Madhe fitoi ndaj Danimarkës, 4:2.