Pas disfatës në ndeshjen e parë nga Maroku mes shumë polemikave, Argjentina ka arritur fitore të shtunën ndaj Irakut me rezultatin 3:1. Ndeshja që u zhvillua në Lyon të Francës i takoi Grupit B.
Golat për Argjentinën i shënuan Thiago Almada në minutën e 13-të, Luciano Gondou në minutën e 62-të dhe Ezequiel Fernandez në minutën e 85-të.
Ndërsa për Irakun golin e vetëm në ndeshje e shënoi Aymen Hussein në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Argjentina renditet në pozitën e dytë në tabelë me tri pikë. Iraku me pikë të njëjta është në vendin e fundit.