Paris 2024

Nuk e kishte bërë as Phelpsi, francezi Marchand fiton dy të arta brenda natës

Leon Marchand

Ylli francez i notit, Leon Marchand, e ka bërë të pabesueshmen. 

I fitoi dy medalje të arta olimpike brenda natës dhe një periudhe shumë të shkurtër kohore. 

As Michael Phelpsi, legjenda e notit, nuk e kishte provuar një gjë të tillë. 

Por, Marchand e pati guximin dhe fitoi në disiplinën 200 metra flutur dhe 200 metra bretkosë. 

Pas tij ishte australiani Zac Stubblety-Cook, kampioni i Olimpiadës së kaluar. 

Ndërkohë, me medalje të bronztë u stolis holandezi, Caspar Corbeau. 

Marchand të dyja garat e të mërkurës mbrëma i kreu me rekord olimpik. 

Koha e tij në garën e dytë ishte 2:05.85 minuta, ndërsa të parën e pati me kohën 1:51.21.