Paris 2024

Not, thyhet rekordi botëror në 1500 metra stil i lirë

Bobby Finke

Notari amerikan, Bobby Finke, e ka thyer rekordin botëror në disiplinën 1500 metra stil i lirë, teksa e ka mbrojtur titullin olimpik.

Finke të dielën u stolis me një tjetër medalje të artë.

24-vjeçari e përfundoi garën për 14 minuta, 30 sekonda e 67 të qindtat në “La Defense Arena”.

E theu rekordin 12-vjeçar të vendosur nga Sun Yang në “Londra 2012”. Ai e kishte përfunduar garën për 14:31.02 minuta.

Italiani Gregorio Paltrinieri përfundoi i dyti me 3.88 sekonda prapa Finkes, kurse Daniel Ëiffen, medalisti i artë në 800 metra, e fitoi të bronztën për Irlandën.