Norrie bëhet ylli i tretë i tenisit që tërhiqet nga Lojërat Olimpike
Ylli britanik i tenisit Cameron Norrie është tërhequr nga Lojërat Olimpike pas lëndimit të pësuar disa orë para ndeshjes së tij të parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Ai u bë tenisti i tretë që tërhiqet nga Lojërat Olimpike pas Alex De Minaur dhe Anhelina Kalinana.
Greku Petros Tsitsipas do ta zëvendësojë 28-vjeçarin, i cili është vëllai i vogël i Stefanos Tsitsipasit.
Shpresat e vetme nga ekipi britanik i tenisit për medalje pas tërheqjes së tenistit Norrie mbeten Daniel Evans dhe Jack Draper.