Paris 2024

Noemie Fox fiton të artën në kajak

Noemie Fox - kajak - paris 2024

Foto: Associated Press

Australiania Noemie Fox ka dalë nga hija e motrës së saj kampione e trefishtë olimpike, Jessica, për ta fituar medaljen e artë në disiplinën kros të kajakut në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris. 

27-vjeçarja fitoi medaljen e 13-të të artë për Australinë në Paris në garën e re olimpike. Pasi kaloi vijën e finisht, Noemiet iu bashkua në ujë motra e saj, Jessica, 30-vjeçare. 

“Është çmenduri që kjo medalje më takon mua”, ka thënë Noemie pas medaljes së artë të fituar të hënën. 

Medaljen e argjendtë e fitoi francezja Angele Hug, kurse Kimberley Woods e Britanisë së Madhe fitoi të bronztën.