Holger Rune është emri tjetër i spikatur do të mungojë në turneun e tenisit në Lojërat Olimpike që nisin të premten.
Danezi mungon për shkak të një lëndimi në nyjën e dorës. Ish-numri katër i botës ka pasur vështirësi këtë edicion.
“Më vjen shumë keq që nuk do të marr pjesë në Lojërat Olimpike”, ka shkruar 21-vjeçari në rrjetet sociale. “Kam luajtur me dhimbje të dorës dhe duhet ta marrë seriozisht rekomandimin mjekësor”.
Rune së bashku me Jannik Sinner dhe Hubert Hurkacz janë prej më të mirëve që nuk do të luftojnë për medalje të artë në Paris.