Të hënën një dron është shfaqur mbi fushën ku po ushtronin futbollistet e Zelandës së Re, që po paraqiten në Lojërat e Parisit.
Përgjegjësit menjëherë lajmëruan policinë, që arrestuan një person. U kuptua se ishte anëtar i stafit të përfaqësueses së Kanadasë.
Nga Komiteti Olimpik i Zelandës së Re kanë thënë se janë të shokuar dhe të dëshpëruar për incidentin. Janë ankuar në IOC dhe kanë kërkuar që rasti të sqarohet. Ndërkohë nga Komiteti Olimpik i Kanadasë kanë thënë se personi ishte anëtar i paakredituar i ekipit kanadez të futbollit dhe kanë kërkuar falje për incidentin.