Paris 2024

Nina Kennedy fiton të artën në kërcim së larti

Nina Kennedy

Nina Kennedy e ka fituar medaljen e parë të artë olimpike për Australinë në kërcim së larti të mërkurën në Paris, ku po mbahen Lojërat Olimpike. 

Ajo kërceu 4.90 metra duke lënë prapa atleten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Katie Moon.

Amerikania Moon fitoi medaljen e argjendtë duke kërcyer 4.85 metra, derisa kanadezes Alysha Newman i takoi medalja e bronztë. 

Me kërcimin 4.85 metra, ajo vendosi rekord kombëtar për Kanadanë.