Paris 2024

Në Kinë arrestohet një grua që shpifi ndaj pingpongisteve olimpike

Chen Meng

Policia në Kinë ka arrestuar një grua që dyshohet për postim të komenteve shpifëse në rrjetet sociale për sportistet dhe trajnerët kinezë, pas finales së pingpongisteve në Lojërat Olimpike të Parisit.

E dyshuara, një 29-vjeçare me mbiemrin He, “ka fabrikuar informacione me qëllim të keq dhe shpifi hapur ndaj të tjerëve, duke bërë ndikim negativ në shoqëri”, tha policia në qarkun Daxing.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar, por nuk janë dhënë më shumë informata.

Më 3 gusht, kampionia në fuqi, Chen Meng mposhti shoqen e skuadrës, Sun Yingsha, në përsëritjen e finales nga Tokio. Kishte përkrahje të madhe për Sun dhe fishkëllima ndaj Chen.

Pas ndeshjes kishte kritika të shumta në rrjetet sociale për sjelljet e tifozëve.