Ëndrra e Rafael Nadalit për medaljen e tretë olimpike dhe me shumë gjasë të fundit në këtë ngjarje, është ndalur në gjysmë të mërkurën.
22 herë fituesi i turneve Grand Slam, bashkë me bashkëkombësin Carlos Alcaraz, janë eliminuar në turneun olimpik të tenisit në dyshe, në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Nadali dhe Alcarazi humbën të mërkurën mbrëma në çerekfinale nga dyshja që ishte bartëse e katërt e turneut, Austin Krajiçek dhe Rajeev Ram, që përfaqësojnë SHBA-të.
Spanjollët u mposhtën 2:0 në sete, 6:2 dhe 6:4.
Nadali është jashtë turneut olimpik të tenisit edhe në garat individuale.
Ndërkohë, Alcarazi të enjten në çerekfinale do të ballafaqohet me amerikanin Tommy Paul.