Paris 2024

Nadali fiton me vështirësi ndaj Fucsovicsit

Rafael Nadal

Rafael Nadal e ka fituar meçin e parë në garat individuale të tenisit në turneun Olimpik në “Parisi 2024”.

Nadali të dielën fitoi me vështirësi ndaj tenistit hungarez, Marton Fucsovics.

Spanjolli triumfoi me rezultatin 2:1 në sete, 6:1, 4:6 dhe 6:4.

22 herë fituesi i turneve Grand Slam, Nadal, do të luajë kundër serbit Novak Gjokoviq, në raundin e dytë.

Do të jetë meçi i 60-të mes tyre.

Meçin e fundit në vitin 2022 në çerekfinale të “Roland Garrosit” e kishte fituar Nadali në katër sete.