Paris 2024

Mundje, Hildebrand fiton në kategorinë deri 50 kg

Sarah Hildebrand

Pas diskualifikimit shokues të mundëses indiane, Vinesh Phogat, më herët gjatë ditës së mërkurë për shkak se nuk e kishte peshën e lejuar, amerikania Sarah Hildebrand, e mposhti edhe kundërshtaren tjetër që e zëvendësoi indianen. 

Hildebrand në kategorinë deri në 50 kilogramë në stil të lirë fitoi ndaj mundëses nga Kuba, Yusneylis Guzman, në finale. 

Hildebrand fitoi 3:0 dhe ia siguroi medaljen e artë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Medaljet e bronzta u takuan mundëseve kineze e japoneze, Feng Ziqi dhe Susaki Yui. 

Të dyja këto garuese ishin pa humbje në turneun olimpik të mundjes në Paris, derisa u mposhtën nga Vineshi.