Paris 2024

Mundësi i Shqipërisë ndalet në luftën e dytë

Chermen Valiev

(E Përditësuar në 13:30) - Edhe Chermen Valiev, njëjtë si Zelimkhan Abakarov, është ndalur në luftën e dytë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Mundësi që e prezanton Shqipërinë, Valiev, të premten garoi në kategorinë deri 74 kilogramë në stil të lirë. Në 1/8 e finales e kaloi azerbajxhanastin Turan Bayramov duke e mposhtur 4:3. Por në çerekfinale pësoi 6:5 nga garuesi i Uzbekistanit Razambek Zhamalov. 

Tani rastin mund ta ketë në repesazh, varësisht nga paraqitja e Zhamalovit. Edhe Abakarov, që ishte shpresa më e madhe e Shqipërisë për medaljen e parë olimpike, u ndal në luftën e dytë, të enjten.

Të dy janë nga Rusia, por që garojnë për Shqipërinsë. Valiev, që është nga Osetia Veriore, për Shqipërinë ka nisur të garojë më herët këtë vit. 

Për Shqipërinë ka mbetur të garojë edhe Islam Dudaev në kategorinë deri 65 kilogramë në stil të lirë.


Mundësi i Shqipërisë kalon pengesën e parë

Mundësi që prezanton Shqipërinë, Chermen Valiev e ka kaluar pengesën e parë në Lojërat Olimpike.
Valiev po garon sot në kategorinë deri 74 kilogramë. Në 1/8 e finales e kishte përballë Turan Bayramovin e Azerbajxhanit dhe fitoi 4:3.

Tani përballet me uzbekun Razambek Zhamalov. Valiev është nga Rusia,  por prej këtiij viti garon për Shqipërinë. Ai është nga Osetia Veriore.

Mundësit e natyralizuar janë shpresa e vetme e Shqipërisë për medaljen e parë olimpike në histori.
Tashmë është eliminuar shpresa më e madhe, Zelimkhan Abakarov. Ai u eliminua të enjten në xhiron e dytë.