Paris 2024

Mundësi i Shqipërisë kërkon medaljen e bronztë përmes repesazhit

Chermen Valiev

Ndonëse u ndal në luftën e dytë, mundësi që prezanton Shqipërinë, Chermen Valiev, e ka rastin të luftojë për medalje të bronztë olimpike.

Valievi, që është nga Rusia por që tani garon për Shqipërinë, garoi të premten në kategorinë deri 74 kilogramë, në stil të lirë. Fillimisht fitoi 4:3 ndaj Turan Bayramovit të Azerbajxhanit.

Por në çerekfinale humbi 6:5 nga Razambek Zhamalov i Uzbekistanit. Me fitore në gjysmëfinale, uzbeku e tërhoqi garuesin e Shqipërisë në repesazh.

Valiev e vazhdon garën të shtunën. I duhen dy fitore për ta siguruar medaljen e bronztë për Shqipërinë. Do të ishte medalje historike, e para ndonjëherë për Shqipërinë.

Të enjten, Zelimkhan Abakarov u ndal në luftën e dytë në 57 kg dhe nuk vazhdoi në repesazh.

Të shtunën garon edhe Islam Dudaev në kategorinë deri 65 kilogramë.