Paris 2024

Miroslaw fiton të artën, dy ditë pasi theu dy rekorde botërore

Aleksandra Miroslaw e Polonisë dominoi në Lojërat Olimpike të Parisit

Dy rekorde botërore, një medalje e artë olimpike. 

Aleksandra Miroslaw e Polonisë dominoi në Lojërat Olimpike të Parisit edhe të mërkurën dhe e fitoi të artën në ngjitjen sportive, në disiplinën e shpejtësisë. 

Ishte medalja e saj e parë olimpike pasi para tre vjetësh mungoi në podium. Zuri vendin e katërt në “Tokio 2020”. 

E arta erdhi vetëm dy ditë pasi ajo theu dy herë rekordin botëror. 

Ajo rekordin aktual e mban me ngjitje për 6.06 sekonda. 

“Do të thotë shumë për mua”, ka thënë Miroslaw. “Është hera e parë për ngjitjen e shpejtë dhe për mua këtu. Me flamurin tim po qëndroja në podium, duke e dëgjuar himnin shtetëror. Ishte thjeshtë ndjenjë e shkëlqyer”. 

Ajo fitoi në finale me kohë 6.10 sekonda, duke e mposhtur medalisten e argjendtë Deng Lijuan të Kinës, që e mbyllu garën për 6.18 sekonda. 

Aleksandra Kalucka e Polonisë e fitoi të bronztën. 

“Ishte finale e fortë”, ka thënë Miroslaw, medaliste e bronztë në Kampionatin Botëror 2023. “Isha e fokusuar në veten dhe garën time. Nuk kam shikuar djathtas për sekondat, por isha e fokusuar vetëm te vetëvetja”. 

Amerikania Emma Hunt, medaliste e argjendtë në botërorin e vitit të kaluar, nuk garoi për medalje pasi rrëshqiti në çerekfinale të garës. 

“Po mendoja shumë dhe jo në momentin e duhur. Këtë do e marr nga kjo përvojë”, ka thënë Hunt. “Do të mundohem të jem më e mirë në të ardhmen”. 

Shoku i skuadrës së Huntit, Sam Watson, është favorit në ngjitje te garuesit. Ai mban rekordin botëror.
Miroslaw e theu rekordin botëror për herë të parë në “Tokio 2020”, e më pas e arriti një gjë të tillë nëntë herë që nga ajo kohë. 

Sporti i ngjitjes së shpejtë debutoi në “Tokio 2020” me tri disiplina. 

“Nuk do të thotë se ishte e lehtë”, ka thënë 30-vjeçarja Miroslaw. “Por pas Tokios, u fokusova vetëm në Olimpiadën e Parisit, për ta bërë punën sa më mirë që është e mundur”.