Njëri prej tenistëve më të mirë i gjeneratës së tij, britaniku Andy Murray, e ka luajtur meçin e fundit të karrierës.
Ai para turneut olimpik të tenisit kishte njoftuar se ky do të ishte turneu i fundit në të cilin do të marrë pjesë.
Murray është kampion olimpik në garën individuale në vitin 2012 dhe 2016, ndërsa tri herë është fitues i turneve Grand Slam.
Bashkë me Dan Evansin në garën në çifte, janë eliminuar të enjten nga amerikanët Taylor Fritz dhe Tommy Paul.
Murray është nderuar nga legjenda të tenisit, ndërsa e ka lënë arenën me lot në sy.