Paris 2024

Medalistja olimpike mungon në ceremoninë hapëse në Paris

Neah Evans

Neah Evans nuk e ka ndërmend t’i japë fund mungesës së saj në ceremonitë hapëse të Lojërave Olimpike. Ajo do të mungojë edhe në ceremoninë hapëse në Paris që mbahet të premten.

Çiklistja 33-vjeçare ndihmoi Britaninë e Madhe të fitojë medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike që u organizuan në vitin 2021 në Tokio.

Skocezja preferon të humbasë spektaklin prej disa orësh për t’u fokusuar në të qenit në formën më të mirë për të garuar.

“Kjo do të jetë ngjarja e katërt e madhe për mua dhe nuk kam qenë ende në një ceremoni hapëse”, ka thënë ajo, shkruan “BBC”. “Objektivi i disa njerëzve është pjesëmarrja në Lojërat Olimpike. Ndërsa unë gjithmonë kam qenë në një situatë ku mund të sfidoj për medalje”.

Evans është dy herë kampione e botës dhe gjashtë medalje të arta evropiane në çiklizëm.