Paris 2024

Marta synon të artën në Olimpiadën e Parisit

Marta

Marta

Foto: Associated Press

Marta në Olimpiadën e Parisit do ta luajë turneun e fundit madhor me Përfaqësuesen e Brazilit në futboll. 

38-vjeçarja më pas do të pensionohet. 

Ajo thotë se e ka dhënë maksimumin në sportin e futbollit. 

“Kam kontribuuar dhe kam dhënë gjithçka për përfaqësuesen. Po ndihem rehat që do të largohem sepse kur shoh përreth, shoh futbolliste shumë të talentuara, të reja, të cilat mund të bëjnë punë të madhe dhe ta përfaqësojnë mirë Brazilin”, ka thënë Marta, shkruan të shtunën “Associated Press”. 

Marta do të luajë në Olimpiadën e gjashtë në Francë. 

“Pak a shumë, futbolli ka qenë jeta ime. Isha 14-vjeçare kur u largova nga shtëpia dhe më pas kam jetuar me futbollin Isha 14-vjeçare kur u largova nga shtëpia dhe më pas kam jetuar me futbollin çdo ditë”, ka shtuar ajo. “Mendoj se tani është koha të tërhiqem dhe t’i lë të rejat të shkëlqejnë”, është shprehur Marta. 

Turneu i Olimpiadës do të ishte mënyra e përkryer për t’i dhënë fund karrierës me fanellën e Brazilit, të cilën e ka përfaqësuar për më shumë se 20 vjet. 

Marta Vieira da Silva ka shënuar 118 gola në 183 paraqitje me Brazilin. 

Përveç gjashtë Olimpiadave, ajo ka luajtur edhe në gjashtë Kupa të Botës. 

Ajo e mban rekordin në Botërore me 17 gola të shënuar, ndërsa 13 gola i ka realizuar në Lojëra Olimpike, vetëm një më pak se bashkëkombësja e saj, Cristiane. 

Marta ende është aset i vlefshëm në fushë dhe këtë e ka shfaqur me skuadrën Orlando Pride, në elitën e futbollit të SHBA-së. 

Në 12 ndeshje të këtij edicioni me Orlando Priden, Marta ka shënuar pesë gola. Skuadra e saj kryeson në tabelë me 38 pikë dhe ende nuk ka humbje.

Megjithatë, Marta ende nuk e ka fituar një turne madhor me brazilianet.  

Në vitin 2007, ishte finaliste e Kupës së Botës. Medaljen e argjendtë e fitoi edhe në Lojërat Olimpike 2004 dhe 2008.