Golashënuesja më e mirë e Brazilit, Marta, është larguar nga fusha me lot në sy pasi u ndëshkua direkt me të kuq të mërkurën në humbjen 2:0 nga Spanja, në turneun olimpik të futbollit në Paris.
Marta e cila do të pensionohet nga përfaqësuesja këtë vit, u përjashtua në minutën e pestë të kohës shtesë pas një ndërhyrjeje të rrezikshme, në ndeshjen e tretë të fazës grupore në Bordeaux.
Brazili dhe Spanja ishin duke barazuar pa gola kur Marta u përjashtua.
Por më pas, spanjollet shënuan në minutën e 68-të dhe të 17-të të kohës shtesë për fitoren 2:0.
Brazili mund të avancojë në çerekfinale vetëm si një prej skuadrave më të mira të vendit të tretë, por duhet të pres edhe disa ditë për ta kuptuar fatin.
38-vjeçarja Marta e fitoi të argjendtën olimpike në “Athina 2004” dhe në “Pekini 2008”.
Në të dyja rastet, Brazili ishte mposhtur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo është golashënuesja më e mirë e Brazilit në Kupat e Botës, në të dyja konkurrencat. Ka shënuar 17 gola në 23 paraqitje përgjatë gjashtë turneve.