Ishte shpresë për medalje, por atletja e Shqipërisë, Luiza Gega, nuk ia doli të kualifikohet në finale të vrapimit në 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Gega garoi të dielën paradite, ndërsa u paraqit në baterinë e dytë. Me kohë prej 9:27.41 minuta u rendit vetëm e nënta në bateri. Dhe kështu nuk u kualifikua në finale. Prej secilës prej tri baterive në finale janë kualifikuar nga pesë atlete.
Në përgjithësi, Luiza Gega ishte e 27-ta prej 36 atleteve që morën pjesë në 3000 metra me pengesa.
Tani shpresat e Shqipërisë për medalje janë te mundja.