Paris 2024

Lopez futet në histori, fiton medaljen e pestë të artë radhazi

Mijain Lopez

Mundësi i Kubës, legjenda Mijain Lopez e ka fituar medaljen e pestë të artë radhazi në Lojërat Olimpike. Pas të artës në “Pekini 2008”, “Londër 2012”, Rio 2016”, Tokio 2020”, kubani fitoi të artën edhe të martën në Paris.

Ai bëhet garuesi i parë që fiton pesë medalje të arta në Lojërat Olimpike në stilin greko-romak. Të artën e fitoi në peshën më të rëndë në stilin greko-romak.

Medaljen e argjendtë e fitoi Yasmani Acosta i Kilit, kurse medaljet e bronzta shkuan për Amin Mirzazadeh të Iranit dhe Meng Lingzhe të Kinës.