Paris 2024

Ledecky shkëlqen në mbrëmjen magjike të notit

Ledecky

Notarja amerikane, Katie Ledecky, e ka fituar medaljen e tetë të artë në Lojëra Olimpike, ndërsa francezi Leon Marchand shkëlqeu po ashtu në “La Defense Arena” që ishte e stërmbushur dhe shumë e zhurmshme të mërkurën mbrëma. 

27-vjeçarja Ledecky e vazhdoi dominimin e saj ndaj rivaleve në 1500 metra stil të lirë dhe vendosi rekord me kohën më të mirë olimpike po ashtu. 

Tani ajo dhe bashkëkombësja e saj, Jenny Thompson, janë notaret më të suksesshme në historinë e Lojërave Olimpike. 

Ishte medalja e 12-të në total e Ledeckyt, aq sa ka edhe Thompsoni. 

Ato kanë tetë medalje të arta olimpike, tri të argjendta dhe një të bronztë, të fituara prej vitit 1992 deri në vitin 2004. 

Më herët, favoriti Marchand e fitoi medaljen e katërt të artë, ndërsa e siguroi titullin e dytë në Lojëra Olimpike në disiplinën 200 metra flutur.