Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar fitoren e Distria Krasniqit në përballjen e saj të parë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
“Disa ndeshje të xhudos në Paris po zgjasin më shkurt se katër minuta. Ndonjëra rrallë rreth një minut. Njëra prej tyre as një minut, vetëm 39 sekonda! Si është e mundur? Distria Krasniqi, Republika e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Distria mposhti për 37 sekonda garuesen nga Indonezia. Në çerekfinale do të ketë përballë izraeliten Gefen Primo.