Trajneri kosovar i xhudos Driton Kuka ka uruar Shqipërinë për dy medaljet e para olimpike të fituara.
Shqipëria fitoi dy të bronzta në mundje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, falë dy mundësve çeçenë të natyralizuar.
Kosova po ashtu fitoi dy medalje në Paris, të dyja në xhudo. Fitoi të argjendtën me Distria Krasniqin dhe të bronztën me Laura Fazliun.
“Shqipëria dy medalje Olimpike! Shteti ynë amë fitojë medalje Olimpike dy të bronzta! Gëzuar e urime …Kosova me dy medaljet e Parisit tashmë plot 5 copa 🏅🏅🏅🥈🥉. Shekulli i Popullit Shqiptar”, ka shkruar Kuka në Facebook.