Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka vlerësuar se Akil Gjakovës i mungoi fati për ta fituar medaljen olimpike të hënën, që do të ishte historike.
Akili i është afruar shumë pranë medaljes në kategorinë deri 73 kilogramë. Në fund u rendit i pesti.
“Luftove si luan sot Akil. Arrite gjysmëfinalen olimpike. Meritove medaljen, por fati s’ishte me ne sot. Tri fitore të mëdha. Azeri e japonezi ndalën medaljen e parë për shtetin e Kosovës për meshkuj pas luftës. Pesë luftëra të çmendura e të forta. Ishte në çdo element më i mirë në gjysmëfinale, por në sport ndonjëherë fati luan rolin e vet. Vendi i pestë në Lojëra Olimpike është rezultati më i madh për meshkuj pas shpalljes së pavarësisë”, ka shkruar Kuka.
Të hënën garoi edhe Nora Gjakova, që u ndal në luftën e parë.
Kuka ka treguar që Nora ishte e lënduar.
“Nora sot garojë e lënduar. E pati dëshirën edhe një herë të garojë në Lojërat Olimpike, jo për veten por për shtetin tonë, për popullin shqiptar. Nuk eci ashtu si menduam, por jo kampione olimpike dhe e tillë do të mbetesh për muaj krejt jetën”, ka shkruar Kuka.