Paris 2024

Kuba ka dominuar në boksin olimpik, jo edhe në Paris

Kuba

Erislandy Alvarez nuk ka pritur se do ta ketë mbi supe barrën e një vendi krenar në boks, kur të dal në ring të mërkurën mbrëma. Palestra do të jetë e mbushur me shikues dhe tifozët do ta përkrahin kundërshtarin e Alvarezit.

Por ai është në këtë situatë pas paraqitjes së zbehtë të Kubës në turneun e boksit në Lojërat Olimpike të Parisit.

24-vjeçari i talentuar garon në kategorinë e lehtë. Ai është boksieri i vetëm kuban që ka shansin të fitojë medalje të artë në Lojërat e Parisit. Në boks, Kuba ishte vendi më i suksesshëm në Lojëra Olimpike për dekada të tëra.

Pasi siguroi katër prej shtatë fitoreve sa i kishte Kuba gjithsej në Paris, Alvarezi përballet me Sofiane Oumiha të Francës në finalen e kategorisë deri 63.5 kilogramë, në Roland Garros. Fitoi apo humbi, Alvarezi do të kthehet në Kubë më njërën prej dy medaljeve të vetme të këtij vendi nga Parisi. Është numri më i vogël i medaljeve për Kubën në 56 vjetët e fundit.

“Ka mbetur edhe një”, tha Alvarez. Ne do të japim çdo gjë. Është lufta e fundit dhe më e rëndësishmja”.

Vetëm amerikanët kanë fituar më shumë se Kuba medalje të arta olimpikë në boks dhe medalje në total. Derisa amerikanët kishin rënie të madhe në dy dekadat e fundit, Kuba mbeti e frikshme.

E mbushur me luftëtarë të jashtëzakonshëm, që synimin madhor e kishin Olimpiadën, Kuba ka prodhuar kampionë të shumtë. Teofilo Stevenson dhe Felix Savon janë emrat më të mëdhenj.

Por ky cikël olimpik ishte i tmerrshëm për Kubën, që u përshtat ngadalë në barazinë gjinore të sportit dhe nuk e kaloi lehtë ndërrimin e gjeneratës. Që nga Meksiko në vitin 1968, Kuba nuk ka fituar kaq pak medalje, dy.

Vetëm pesë kubanë u kualifikuan për turneun e boksit në Paris. Në mesin e tyre ishin edhe dy kampionët olimpike, Julios Cesas La Cruz i kategorisë së rëndë dhe Arlen Lopez i kategorisë së mesme.

La Cruz e humbi luftën e parë. Dhe atë nga një kuban që garon për Azerbajxhanin.

Lopezi siguroi medalje, por humbi gjysmëfinalen nga ylli në rritjet i boksit, Oleksandr Khyzhniak i Ukrainës.

“Nuk ishte cikël pozitiv”, ka thënë Lopez. “Ne kishim vetëm dy muaj përgatitje jashtë Kubës, por kështu funksionojnë këto ngjarje. Duam të jemi shembull për ata që vijnë pas nesh, por ky është sporti. Ndonjëherë fitoni, ndonjëherë jo”.

Ekipi i Kubës në Paris është më i vogël sepse Lojërat Olimpike kanë ndryshuar në krahasim me Tokion, sa i takon boksit. Numri i boksierëve është zvogëluar ndjeshëm. Dhe kjo preku më së shumti Kubën, ku numri i boksierëve nuk është i madh.

Vetëm në Pekini 2008, Kuba nuk kishte medalje të artë, duke nisur nga viti 1968. Por në Pekin kubanët kanë kryesuar listën e përgjithshme të medaljeve me tetë gjithsej. Tani vende me boks shumë më pak të njohur, si Republika Dominikane, do ta kalojnë Kubën në listën e medaljeve.

Kuba i kishte dy të arta në Londër, tri në Rio dhe katër në Tokio. Kjo ecuri ndalet në Paris.

“Ne ende kemi ekip të fortë. Kuba gjithnjë është ekip i mirë në Olimpiadë dhe në çdo garë. Kjo nuk do të ndryshojë. Ky është një vit më ndryshe sepse kemi vetëm pesë boksierë”, ka thënë Alvarez.