Paris 2024

Kinezi Zhanle vendos rekord botëror, të parin në Paris

Pan Zhanle

Foto: AP

Notari nga Kina, Pan Zhanle, ka vendosur rekord të ri botëror dhe e ka fituar medaljen e artë të mërkurën në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”. 

Zhanle e mbylli garën 100 metra stil të lirë për 46.40 sekonda, dhe e theu rekordin e tij të mëparshëm, 46.80 sekonda. 

Medaljen e argjendtë e fitoi australiani Kyle Chalmers, ndërsa të bronztën, rumuni David Popovici.