Paris 2024

Kina vazhdon dominimin në pingpong

Fan Zhendong

Kinezi Fan Zhendong ka fituar përballë suedezit Truls Moregard në turneun olimpik të pingpongut në “Parisi 2024” të dielën.

Të dielën, Zhengdong u stolis me medaljen e artë, e cila i mungoi para tre vjetësh në Tokio.

Ai fitoi me rezultatin 4:1 në sete.

Edhe te pingpongistet triumfoi kinezja Chen Meng, ditë më parë.

Po ashtu kinezët ishin triumfues edhe në garën e çifteve të përziera.

Moregard ndërkohë u bë pingpongisti i parë suedez që ngjitet në podiumin e Lojërave Olimpike që prej vitit 2000.

Ai përgjatë rrugës në finale e kishte eliminuar kinezin Wang Chuqin, pingpongistin numër një të botës.

Në ndeshjen për medalje të bronztë, 17-vjeçari Felix Lebrun, fitoi ndaj brazilianit Hugo Caldenaro.

Ia siguroi Francës medaljen e parë në Lojëra Olimpike në pingpong, që prej vitit 2000. 

Ai iu revanshua brazilianit që e kishte mposhtur vëllain e madh të francezit, Alexis Lebrunin, në 1/8 e finales.